Vrasja e Martin Çeços nga tre persona dhe hedhja e trupit të tij në rezervuarin e fshatit, tronditi opinionin publik. Mësohet se konflikti mes autorëve dhe viktimës nisi për një vajzë.
Ditën e sotme u zbulua se 18-vjeçarja Martina P., ka mohuar se ishte në lidhje me 26-vjeçarin, teksa tha se viktima i kishte dërguar ftesë në Facebook.
Për deklaratat e së resë, reagoi motra e Martinin, Klatita, e cila tha se vajza është mashtruese e madhe dhe se ajo e nxori në pritë të vëllain e saj.
“Ka gënjyer, është shumë gënjeshtër, të gjitha këto që ke. Ajo është një mashtruese e madhe, shumë e madhe”, tha vajza.
-Kemi pyetur disa burime, vajza nuk ka qenë asnjëherë në atë byrektore apo të shiste në atë biznes…
Motra: Edhe kjo nuk është e vërtetë. Ajo do mohojë sepse ajo e mori më qafë vëllanë.
-Kush është i dashuri i vajzës?
Motra: Nuk e di se është bërë lëmsh puna, por ajo është bërë sherri që iku vëllai. Policia nuk na ka ballafaquar me vajzën.
-A kemi një emër që e akuzoni?
Motra: Tani ata e dinë, por do ketë qenë ndonjë tjetër që i ka sjellë te shtëpia, apo ka qenë vetë ajo që është shtyrë të dilte vëllai, se ndryshe s’ka sesi.
-Motra e Angjos deklaroi se Molla e ka ngritur nga gjumi dhe e ka marrë me vete për të shkuar nuk e di se ku, çfarë ke për ti thënë motrës së Angjos?
Motra: S’kishte pse e bënte një gjë të tillë me vëllanë tim sepse ai është shumë i urtë, ta rrihnin, ose ta frikësonin, por jo ta vrisnin. Nuk ishte ndonjë kriminel ai.