Pak ditë më parë në Policisë e Vlorës u denoncua humbja e një 58-vjeçari. Fatkeqësisht sot është gjendur trupi i pajetë i 58-vjeçarit në lumin Vjosa.
Policia në një komunikatë publike shkruan se pas nxjerrës së viktimës nga lumi Vjosa, trupi i tij është transportuar në morgun e spitalit, për ekzaminime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Në datën 22.06.2022, rreth orës 13:30, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në lumin Vjosë, në afërsi të fshatit Piskovë, Përmet, është gjetur i mbytur shtetasi A. P., 58 vjeç, banues në Përmet, i cili, sipas kallëzimit të familjarëve është larguar nga banesa në datën 18.06.2022.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga lumi Vjosë, i cili është transportuar në morgun e spitalit, për ekzaminime të mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.