Bilanci i infektimeve nga COVID-19 në vend, asnjë humbje jete gjatë 24 orëve të fundit

Nga 957 testime të kryera në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 277 të infektuar me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se pozitivë për Covid-19 rezultuan 175 qytetarë në Tiranë, 19 në Fier, nga 10 qytetarë në Lushnje, Vlorë, 7 në Patos, nga 6 qytetarë në Durrës, Gjirokastër, 5 në Sarandë, 4 në Himarë, nga 3 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Kamzë, Vorë, Pogradec, nga 2 qytetarë në Shkodër, Divjakë, Selenicë, Skrapar, Elbasan, nga 1 qytetar në Krujë, Kavajë, Dibër, Roskovec, Mallakastër, Delvinë, Dropull, Korçë, Kuçovë, Poliçan.

Janë 1,045 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Kurse, aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Bëhet po ashtu e ditur se në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 61 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,398 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (22 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 277
Të shëruar në 24 orë 61
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 957

Testime totale 1,840,232
Raste pozitive 277,940
Raste të shëruara 273,398
Raste Aktive 1,045
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 797
Fier 77
Vlorë 60
Durrës 27
Korçë 18
Lezhë 17
Elbasan 13
Berat 11
Gjirokastër 11
Shkodër 9
Dibër 4
Kukës 1

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *