Pasi CDU/CSU votoi në mocion me rezolutë të propozuar në Bundestag, ku i kërkohet BE një perspektivë e qartë dhe e shpejtë për anëtarësimin e vendeve të Ballaknit Perëndimor, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, i ka shprehur mrënjohjen partisë gjermane.
Përmes një postimi në Facebook, Balla shkruan se Shqipëria do të vazhdojë të jetë e angazhuar në rrugën e reformave të thella të ndërmarra në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE.
Postimi i Ballës:
??????
Mirënjohje grupit të CDU/CSU për mocionin me rezolutë të propozuar në Bundestag, ku i kërkohet BE një perspektivë e qartë dhe e shpejtë për anëtarësimin e Shqipërisë, Bosnjë- Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë në familjen europiane.
Shqipëria do të vazhdojë të jetë e angazhuar në rrugën e reformave të thella të ndërmarra në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE, të vetëdijshëm se kjo është e vetmja rrugë që ka mbështetjen e qytetarëve shqiptarë dhe të miqve të Shqipërisë.