Romelu Lukaku ishte viktima e radhës e numrit 9 tek skuadra angleze e Chelsea. Belgu u afrua me bujë pas një super sezonin me Interin, por në Angli nuk bindi, pasi shënoi vetëm 13 gola në 37 paraqitje me londinezët. Por fatin e Lukakut tek Chelsea, e kanë pasur edhe disa sulmues të tjerë të mëdhej.
Tammy Abraham sot sulmues i Romës ka një histori të ngjashme me Lukakun ndërsa Fernando Torres në vitet 2011-2015 përjetoi periudhën më të errët si blu pasi u tranaferua nga Liverpool për 50 milionë pound.
Radamel Falcao nuk arriti gjithashtu të linte gjurmë në “Stamford” në sezonin 2015-2016, ndërsa 2 sezone më pas fati i keq u pasua në këmbët e Alvaro Moratas.
Një nga dështimet më të mëdha të viteve të fundit në radhët e Chelseat është edhe Gonzalo Higuain. 6 muaj, vetëm 5 gola në 19 ndeshje për bomberin argjentinas.
Aktualsisht edhe Timo Werner nuk po shikon dritë në fund të tunelit dhe pas dy sezoneve me fanellën e skuadrës së Tuchel, sulmuesi gjerman duket krejtësisht i humbur.