Berisha: Me 7 korrik mbahet protesta kombëtare

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se në datë 7 korrik, do të mbahet një protestë mbarëkombëtare kundër qeverisë.

Gjithashtu ai tha se në protestë duhet të jenë të forta, dhe se kjo është një betëjë e rëndësishme dhe duhet të shtrihet në të gjithë vendin.

“Protesta duhet të lindë aty ku lind e padrejta. Revolta duhet të lindë aty ku lind dhuna. PD do bëjë gjithçka që t’i jetësojë këto parime. Ky është një regjim që nuk Meriton të ekzistojë asnjë ditë. Përpiqem të rikujtoj bashkëbiseduesve të mi se pas vitit 1990 Ramiz Alia nuk ishte pa mbështetje. Televizionet e huaja e quanin Gorbaçovi i Ballkanit edhe pse vriste të rinj në katër anët e kufirit të Shqipërisë. Ato nuk përcilleshin ose injoroheshin. Unë nuk habitem kur dëgjoj deklarata në mbështetje të Edi Ramës.

E rëndësishme është që ne të marrim përgjegjësitë tona para shqiptarëve. Duhet të bazojmë qëllimin tonë në parime të drejta. Të luftosh se Edi Rama po lufton korrupsionin pse mbush një sallë do të thotë të tallësh me shqiptarët. Në çdo licencë dhe leje ka vetëm vjedhje. Shefi i kadastrave thonin që janë djegur regjistrat. Lidhur me protestat mendoj se duhet të jenë shumë të forta, por ky problem duhet të jetë çështje e debatit të përbashkët. Një front kundër kësaj qeverie dhe këtij regjimi është jetik.

Do e quajmë front për shpëtimin e Shqipërisë apo me një emër tjetër do e shohim por ne do ne duhet të funksionojmë si fron. Më 7 Korrik është menduar të jetë data e protestës së madhe në Tiranë. Kjo është betejë e jashtëzakonshme dhe e rëndësishme. Kjo betejë duhet të shtrihet në mbarë vendin. Nuk ka asgjë të shkoni në Peshkopi”, theksoi ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *