Kreu i PD-së Sali Berisha, i pranishëm në takimin e zhvilluar me shoqërinë civile u shpreh se një problem i cili duhet të marrë shumë shpejt përgjigje është problemi i diasporës dhe emigracionit.
Berisha i bëri një premtim publik emigrantëve, teksa tha se do të votojnë më shqiptarët, po nuk votuan ata.
“Një problem madhor që duhet të marrë përgjigje ndaj diasporës dhe emigracionit. Në vitin 2005 vetëm 1% e punonjësve të administratë ishin të arsimuar jashtë, sot janë me mijëra doktor shkencash që janë shkolluar në shkollat më të mira, por asnjëri prej tyre nuk punon do gjykatës. Studiojnë në shkollat më të mira të kriminalistikës dhe nuk kanë vlerë në vendin e tyre. Nuk do votojmë më shqiptarët pa votuar dhe emigrantët atje ku janë. Ju them se fronti është i përbashkët dhe mendoj se këtu kishte një ujdi të plotë se krijimi i fronti për shpëtimin e vendit është domosdoshmëri ndaj ta institucionalizojmë këtë front duke e zgjeruar me përmasa më të mëdha”, tha ai.