Një aksident me pasojë vdekjen ndodhi mbrëmjen e sotme rreth orës 21:20, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, ku një makinë me drejtues 27-vjeçarin Gëzim Burgaj 27 vjeç, përplas një biçikletë dhe sipër pasojë humbi jetën drejtuesja e saj.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 21:20, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në zonë të fshatit Shtoj, konkretisht në afërsi të një kompleksi sportiv, shtetasi Gëzim Burgaj 27 vjeç, banues në Shtoj, duke drejtuar automjetin e tij tip “Volksëagen”, ka aksidentuar një shtetase që lëvizte me biçikletë, ende e paidentifikuar, e seksit femër, rreth 35-40 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.
Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambientet e DVP Shkodër për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po vijon punën hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit.