Bilanc tragjik me mbi 1 mijë viktima, talebanët kërkojnë ndihmë urgjente

Tërmeti i fuqishëm që goditi lindjen e Afganistanit ditën e djeshme është duke lënë një bilanc tragjik, pasi numërohen mbi 1 mijë viktima dhe mbi 1500 të plagosur.

Sakaq ky bilanc pritet të rëndohet, pasi ekipet e emergjencës ende nuk kanë nisur kërkimet në rrënojat e qindra ndërtesave të shkatërruara. Numri i lartë i viktimave ka ardhur si pasojë e cilësisë tepër të dobët të ndërtesave në atë zonë, por edhe momentin kur të gjithë banorët bënin gjumin e natës. Udhëheqësit talebanë u kanë bërë thirrje për ndihmë urgjente, agjencive humanitare ndërkombëtare dhe vendeve fqinje, për operacionet e shpëtimit, por edhe për rindërtimin pas tërmetit.

Veçanërisht pas largimit të amerikanëve vendi është zhytur edhe më thellë në varfëri, pasi nuk konsiderohet as i besueshëm për të marrë kredi nga bankat e huaja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *