Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa është paditur në gjykatë.
Dua ka postuar në Instagramin e saj një foto të shkrepur nga paparaci, por fotografi Robert Barbera e ka hedhur në gjyq Duan me pretendimin se këngëtarja ka shkelur të drejtën e autorit.
Bëhet fjalë për një foto të shkrepur në korrik të 2018-së, ku Lipa shfaqej e veshur me një triko të zezë që mban fjalën “HEROES”.
“Pa leje ose autorizim nga paditësi, i pandehuri zgjodhi, kopjoi dhe shfaqi vullnetarisht secilën nga fotografitë e mbrojtura nga e drejta e autorit të paditësit,” shkruhet në padi.
Kujtojmë se kjo është hera e dytë brenda vitit që Duas i ndodh e njëjta situatë. Ajo është paditur edhe më herët nga kompania e quajtur “Integral Images”.