Një 51-vjeçar ka rënë nga kati i dytë i një bamese ku po punonte, e si pasojë ka humbur jetën. Policia bën me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr. 12, në Durrës ku 51-vjeçari I. J., ka rënë nga kati i dytë i banesës ku po punonte dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të saj.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 30.04.2021, rreth orës 13:00, në lagjen nr. 14, Durrës, ka rënë nga kati i dytë i banesës ku po punonte, shtetasi I. J., 51 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.