Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç i është përgjigjur ashpër kritikëve për faktin se Serbia nuk ka miratuar sanksionet ndaj Rusisë. I pyetur ndërsa hynte në selinë e BE në Bruksel ai tha se e ka një përgjigje të gatshme ndaj këtyre kritikave dhe tha se Serbia është ulur në karrigen e saj.
“E priste apo jo, ai do të marrë një përgjigje”, tha Vuçiç, i pyetur nga një gazetar nga Kroacia, i cili e pyeti se si e sheh faktin që kryeministri dhe presidenti i Kroacisë deklaruan më herët se Serbia nuk mund të ulet më në dy karrige.
Dhe sipas presidentit Serbia është e ulur në karrigen e saj duke mos pranuar kështu as kritika dhe as këshilla se si duhet të veprojë.