Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka ‘tërhequr’ vëmendjen gjatë seancës plenare kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës.
Balla i tha Nikollës mos t’i jepte replikë deputetit Gazment Bardhi, pasi është për procedurë.
Sakaq edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e ka përforcuar fjalën e Ballës, duke marrë mikrofonin dhe shprehur të njëjtën gjë.