Tregtonin mallra kontrabandë, arrestohen dy persona në Tiranë

Dy persona janë arrestuar në Tiranë, pasi tregtonin mallra kontrabandë.

Shtetasit me iniciale J. Dh., 40 vjeçe dhe G. P., 29- vjeçe akuzohen , për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

Sakaq policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale medikamente të ndryshme mjekësore, me vlerë të konsiderueshme monetare.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Goditet një rast i tregtimit të mallrave kontrabandë, arrestohen në flagrancë 2 shtetase.

Vihen në pranga dhe 5 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar arrestuan në flagrancë shtetaset J. Dh., 40 vjeçe dhe G. P., 29 vjeçe, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”. Gjatë kontrollit në një subjekt farmaceutik dhe në banesën e shtetases J. Dh., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale medikamente të ndryshme mjekësore, me vlerë të konsiderueshme monetare.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *