Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar sërish në lidhje me protestën e paralajmëruar nga ai më datë 7 korrik.
Berisha i ka bërë thirrje emigrantëve, bizneseve që t’i bashkohen kësaj proteste, pasi sipas tij bordet shushunja të Edi Ramës po rrisin çmimet për llogari të qeverisë.
“Jam këtu për t’ju bërë thirrje , të bashkohemi me protestën e 7 korrikut pasi shushunjat, borde shushunja të Edi Ramës po rrisin çmimet për llogari të qeverisë. Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë se në këtë vend, çmimet janë rritur. Kemi çmime më të lartë se mesataren e çmimit evropian ka vaji…Nafta po ashtu ka kapur çmimin e Zvicrës. Ndihma ekonomike sipas INSTAT është ulur me 2% dhe nuk është rritur. I bëj thirrjeve bizneseve të vogla dhe të mesme, të bashkohen. I bëj thirrje edhe emigrantëve t’i bashkohen protestës së 7 korrikut. Të luftojmë për të drejtat e tyre”, tha ai.