I pari që hapi konferencën e përbashkët për shtyp në samitin e Brukseli, ishte kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski, i cili tha se fqinjët e Bullgarisë kanë vendosur që të kthehen në të shkuarën.
Gjithashtu ai tha që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk mund të ngecin në procesin e hapjes së negociatave, dhe se të dyja vendet po humbasin kohë për integrimin në BE.
“Diskutuam për çështjen e Ballkanit Perëndimor. Agresioni rus, dhe zgjerimi i BE dhe Ballkanit perëndimor duhet të shihet si perspektive. Ne shpresën pakënaqësinë e qeverisë. Ka 8 vite që Maqedonia e veriut është kandidate, ndërkohë qenë 2020 KE mori vendimin për nisjen pa kushte të negociatave. Jemi ende këtu dhe s’ka ende negociata. Po humbasim kohë. Maqedonia dhe Shqipëria s’mund të jetë i ngecur në këtë situatë. Bullgaria ka vendosur që të kthehet në të shkuarën.”, tha ai.