Kryemadhi: Njeriu më i lumtur që nuk u hapën negociatat, është autokrati Rama

Për kryetaren e LSI Monika Kryemadhi, fakti që Shqipërisë nuk i hapen negociatat, vjen nga mos plotësimi i kushteve nga vendi ynë, dhe deklaratat e kryeministri Edi Rama për Bullgarinë i sheh justifikime.

Gjithashtu drejtuesja e LSI tha se Rama sot është që njeriu me i lumtur aty për mos hapjen e negociatave është vetë Rama, pasi sipasj saj, ai është një autokrat.

Kryemadhi:

Nuk besoj që është kështu, ky është një justifikim që zoti Rama kërkon të bëjë. Duam apo nuk duam, ne duhet të pranojmë që përsa i përket manipulimit të opinionin publik ai është bërë mjeshtër. Besoj që ju e mbani mend që ai ka hapur shishet e shampanjës për hapjen e negociatave të Shqipërisë disa herë me disa ambasadorë. Tani vijmë tek kjo që Bashkimi Europian. Sepse Bashkimi Europian ka disa standarde. Ju e mbani këshillimin me popullin, që harxhoi një gjysmë millionë dollarë. Dhe tha që shqiptarët kërkojnë ndarjen nga Maqedonia. Ta kërkonte zoti Rama, meqë Shqipëria paska përmbushur kushtet tja kërkontë Bashkimit Europian. Absolutisht që problem nuk është Bullgaria, sepse BE kur kërkon të gjejë konsensus për zgjidhjen e problemit ndërkohë që mund të jepte një sinjal pozitiv për Shqipërinë.  Por nuk është ky problemi, problemi qëndron që ne kemi raportin e FMN e cila ngre një nga pikat më të rëndësishme që është çështja koncesioneve që Shqipëria ka shkelur marrëveshjen e stabilizim asocimit për koncesionet.   Nëse Brukseli në kushtet që jemi sot të luftës në Ukrainë, ok Shqipëria qenka e gatshme për të hapur negociatat po e ndajmë Shqipërinë nga Maqedonia dhe po i japim dritën jeshile Shqipërisë. Normal, që një vend që ka kaluar një proces zgjedhor me probleme, që duam apo nuk duam ka përdorur të gjithë arsenalin kriminal, financiar, politik, administrativ për grabitjen e procesit zgjedhor. Dhe unë mendoj që njeriu me i lumtur aty për mos hapjen e negociatave është vetë zoti Rama. Pse? Sepse zotit Rama i duhet të kthehet një drejtues autokrat.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *