Një tjetër aksident është shënuar këtë mesditë në Tiranë. Policia bën me dije se një makinë e drejtuar nga një 46-vjeçare ka aksidentuar këmbësorin me iniciale M.H., 75 vjeç, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 30.04.2021, rreth orës 14:10, në rrugën e Rinasit, tek kthesa e Laknasit, mjeti me drejtuese shtetasen G. S., 46 vjeçe, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin M. H., 75 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjëndje të rëndë shëndetsore.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.