Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi u kap nga policia me 22.5 kg kokainë.
Shtetasi Marin Dajani, 48-vjeç me origjinë nga Shkodra, funksiononte si korrier droge dhe rezulton pa precedent penalë. Mediat italiane bëjnë me dije se Dajani është dënuar me 7 vite burg dhe 60 mijë euro gjobë.
Sakaq, gjatë procesit të gjyqit trupa gjykuese kanë pranuar kërkesën e shqiptarit për gjykim të shkurtuar duke shkruar në fjali se “nuk dolën elementë të mjaftueshëm për të demonstruar se i akuzuari mbante pozicione me rëndësi më të madhe” .
Detaje rreth ngjarjes:
Gjatë një kontrolli rutinë në Verzuolo, policia sekuestroi 22.5 kg kokainë, të cilën e gjeti mes sediljes së përparme të furistradës që Martini drejtonte.
Uniformat blu që e kishin ndaluar rreth orës tetë të mbrëmjes, pasi e kishin ndaluar për kontroll ishin bërë dyshues sepse ai kishte shfaqur shenja nervozizmi.
Shqiptari kishte shpjeguar se ishte nisur për në shtëpi, jo shumë larg, por kishte heshtur kur policët kishin filluar të kontrollonin makinën, një Land Rover Discovery. Policët e gjetën drogën të ndarë në njëzet e tre pako kokaine të mbështjella me celofan, me peshë nga 500 gram deri në një kilogram, e cila kapte vlerën prej një milion e gjysmë euro.