Ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së: Biden po bashkëpunon me Rusinë për programin nuklear të Iranit

Ish-zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence ka akuzuar administratën e Presidentit Joe Biden se po bashkëpunon me Rusinë për programin nuklear të Iranit.

Pence nga Tirana ku zhvilloi një vizitë në kampin e muxhahedinëve në Manzë, Pence tha se Joe Biden ka bashkëpunuar ngushtësisht me Rusinë e homologun e tij Vladimir Putin, duke shtuar se në kuadër të marrëveshjes së re do të pasurojnë regjimin e korruptuar dhe do të torturojnë popullin e Iranit. Sakaq shton se këto veprime janë shumë të rrezikshme dhe kjo mënyrë nuk ka funksionuar kurrë dhe nuk do të funksionojë. Sipas tij programi nuklear nuk kontribuon në paqe dhe stabilitet por vetëm e vetëm do të pasurojë regjimin e korruptuar të Tiranëve dhe do të detyrojë popullin e Iranit dhe ata që kërkojnë të drejtat themelore.

Fjala e Plotë:

Presidenti dhe administrata Biden janë duke kërcënuar progresin dhe ecurinë që ne kemi bërë duke margjinalizuar regjimin autokratik ne Iran për të gjithë botën. Administrata po punon me kohë të gjata kundër programit që ne kemi bërë, duke punuar për të sjellë Iranin në rrugën e programit bërthamor. Administrata Biden pranoi që nën një marrëveshje të rregulluar nukleare brenda një viti, më shpejt nga sa ishte parashikuar, kanë hequr sanksionet që kishim vendosur ne në lidhje me aktivitetin nuklear të regjimit. Për më tepër, administrata Biden ka punuar ngushtësisht me Rusinë në këtë këndvështrim për marrëveshjen dhe programin nuklear të Iranit. Kjo është e jashtëzakonshme, është e pajustifikuar kjo luftë në Ukrainë dhe administrata amerikane po punon së bashku me shkaktarët e kësaj lufte për të rihapur një marrëveshje që do të forcojë regjimet tirane. Unë si amerikan mund të them se këto veprime janë shumë të rrezikshme. Kjo mënyrë nuk ka funksionuar kurrë dhe nuk do të funksionojë. Programi nuklear nuk kontribuon në paqe dhe stabilitet. Marrëveshja do të shtrojë me ar rrugën drejt programeve nukleare. Kjo marrëveshje e re do të pasurojë regjimin e korruptuar të Tiranëve dhe do të detyrojë popullin e Iranit dhe ata që kërkojnë të drejtat themelore. Besimi im na mëson se ne duhet të pozicionohemi me të mirën dhe të kundërshtojmë të keqen. Si një qytetar amerikan ne e thërrasim administratën Biden të mbështesë rastin e lirisë dhe themelimit të një shteti demokratik në Iran.

Ne kërkojmë që të tërhiqen nga të gjitha negociatat nukleare me Iranin dhe të mbështesin rezistencën iraniane dhe ta bëjmë të ditur se nuk do lejojmë regjimet për programet bërthamore në Iran. Paqja është e mundur vetëm përmes forcës. Nëse Biden do t’u japë lejime të reja dhe do t’i heqë masat kufizuese regjimit iranian, kemi një braktisje virtuale të Izraelit dhe qasja e Afganistanit. Është një person i vetëm përgjegjës për luftën e pamëshirshme në Ukrainë. Është Vladimir Putin dhe ai duhet të mbajë përgjegjësi. Nuk ka asnjë dyshim që duke shkuar krah për krah me regjimin tiranik dhe duke rihapur gazsjellësin “North Stream” do të ndodhin fatkeqësi të tjera në Afganistan. Ne kemi një mision atje dhe në Poloni dhe e dimë se kush do ta përdorë atë për të arritur qëllimin politik. Dobësia i lë terren për ligësi dhe ligësia në Iran dhe në të gjithë botën flet për dobësitë e administratës aktuale amerikane. Nuk ka dyshime fare se çfarëdolloj mesazhi që vjen nga qeveria amerikane, sepse populli amerikan është shumë i fortë dhe qëndron në mbështetje të lirisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *