Alibeaj në Komisionin për mandatin e Xhaçkës: Të vinte këtu të jepte shpjegime, çështja të merret me seriozitet

Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka reaguar këtë të enjte në Konferencën e Kryetarëve në lidhje me çështjen për tokën në Himarë, ku akuzohet ministrja Xhaçka.

Alibeaj tha se ministrja duhet të ishte e pranishme në mbledhje për të dhënë shpjegimet e saj, por edhe se çështja të merrej me seriozitet.

“Ne nuk kërkojmë që një çështje kaq serioze të mund të bëhet pa seriozitet. Kërkesa i ka të gjitha elementët dhe provat. Këtu duhet të ishte zonja Xhaçka zoti Balla ju lutem se po kërkoj diçka që s’e kuptuat. Edhe zonjës Xhaçka duhet t’i jepet koha për të dhënë shpjegimet e saj. Në momentin që thoni se nuk jemi njohur me dokumentacionin, do të thotë se s’na keni marrë parasysh. Është një gjë e depozituar prej kohësh. Dje i madh dhe i vogël që kanë ndjekur Kuvendin e kanë kuptuar. Sot të ecim me prezantimin e kërkesës dhe më pas nëse ju i qëndroni kërkesës që doni të njiheni me dokumentacionin e plotë, e diskutojmë. Të ecim, bëhet prezantimi dhe më pas flasim”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *