Berisha “kryqëzon” Ramën për gjuhën e përdorur me Bullgarinë: Kryeministri nuk përfaqësoi popullin e tij, “matrioshkë” e Vuçiç

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha nga selia blu ka kritikuar Kryeministrin Edi Rama për gjuhën e përdorur me Bullgarinë. Berisha ka kërkuar falje në emër të kombit Shqiptarë për fjalorin e kreut të qeverisë.

“Liderat evropian i qortonte për sanksionet ndaj Rusis  sepse sipas tij Putin është hero, kjo është arsyeja se ata qeverisen nga një Putin i  vogël me emrin Aleksandër Vuçiç. Edi Rama si një vasal i shpifur qortoj dhe përdori fjalë fyese se ata nuk marrin parasysh qëndrimet e Serbisë ndaj Rusisë. Pse?

Aleksandër Vuçiç i mbronte vet interesat e tij. Për sulme me rëndësi komuniste.

Do ta quaja një skandal shumë të rëndë sulmin që i bëri Bullgarisë. Të paktën në 32 vitet e  fundit ka të regjistruar qindra marrëveshje bashkëpunimi turpi të mbuloj Edi Ramën që  sulmon një vend mik. Çdo lider i këtij vendi ka gjetur në atë komb vetëm miq ka qenë pranë  Kosovës në luftën që i hapi Serbia. Në emër të kombit Shqiptar i kërkojmë falje Bullgarisë se ky nuk është mendim i shqiptarëve dhe deklaratat e Ramës nuk  përfaqësojnë popullin”, tha Berisha

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *