Protesta e 7 korrikut/ Berisha ftesë deputetëve të PD-së: T’i bashkohen shumicës! Meta të japë kontributin e tij për…

Kryetari i PD, Sali Berisha në një deklaratë për mediat i ka bërë ftesë të gjithë deputetëve që t’i bashkohen shumicës.

Berisha tha se protesta që do të mbahet më 7 korrik, kërkon që të ngrerë në këmbë të gjithë shqiptarët në këmbë ndaj regjimit të Ramës.

“Deputetët janë të ftuar, të rreshtohen me shumicën. Të shkëputen nga Ali Basha. 7 e 7, janë tre 7-ta. Siguron suksesin e protestës. Qëllimi i saj është të ngre shqiptarët në këmbë ndaj regjimit të Ramës. Qumështi, veza, djathi kushtojnë 107%, pra janë 7 % më shtrenjtë se në Bashkimin Evropian.

Kemi të bëjmë me një situatë të rëndë, po fryhet arka e qeverisë me 340 mln euro vetëm nga rritja e çmimeve. Ndihma ekonomike nuk është rritur, rroga mesatare është ulur. Po bëhet vetëm propagandë dhe po vjedhin me çdo firmë. Mirëpritet edhe angazhimi i Metës, në forcën e opzitës”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *