Shpërthim i ri i ministrit të Jashtëm rus Serghei Lavrov sipas të cilit BE dhe NATO po krijojnë një koalicion për të bërë “një luftë kundër Rusisë”.
BE dhe NATO po mbledhin një koalicion për luftë me Moskën, tha të premten Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov, duke komentuar dhënien e statusit të kandidaturës në BE për Ukrainën dhe Moldavinë.
Duke folur në një konferencë shtypi në Baku pas një takimi me homologun e tij Azerbajxhan Jeyhun Bayramov, Lavrov tha se situata i kujton gjendjen e punëve para Luftës së Dytë Botërore, kur Hitleri bashkoi shumicën e vendeve evropiane për një luftë kundër Bashkimit Sovjetik.
“Kur Lufta e Dytë Botërore do të fillonte, Hitleri mblodhi shumicën e vendeve evropiane nën flamujt e tij. Tani BE dhe NATO po mbledhin gjithashtu të njëjtin koalicion modern për luftën, dhe në përgjithësi, për luftë me Federatën Ruse. Të gjitha këto do ta shikojmë me shumë kujdes”, tha ai.
Deklarata e Lavrov u be në konferencën për shtyp në Baku pas takimit me ministrin e jashtëm të Azerbajxhanit, Jeyhun Bayramov