Qytetarët nga Kosova, nuk do të paguajnë më taksë kufitare me Malin e Zi. Lajmi në fjalë është njoftuar me anë të një komunikate zyrtare. Vendimi është marrë gjatë mbrëmjes së djeshme, ku Mali i Zi ka hequr taksën kufitare me Kosovën.
Tashmë qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në Mal të Zi, pa e paguar taksën në vlerë prej 15 eurosh.
Në njoftimin e bërë publik, u theksua se të parët që kaluan kufirin pa paguar taksë në kufi ishin mediat kosovare që vizituan Ulqinin, për të promovuar vlerat ulqinake tradicionale të organizuara nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).