Newcastle e ka fituar garën me Milanin. “Qymyrxhinjtë” pritet të zyrtarizojnë afrimin e Sven Botman, pasi kanë arritur akordin.
Kuqezinjtë po vonoheshin dhe Newcastle ka ofruar 40 milionë euro, plus pesë bonuse, për të transferuar holandezin nga Lille.
Milani kishte ofruar deri në 30 milionë euro dhe Botman dëshironte të bashkohej me kampionët e Italisë, pasi janë një klub i madh, por francezët donin ofertën më të mirë dhe Newcastle e ofroi.