Ambasadorja Yuri Kim zhvilloi një takim me diplomatët e tjerë amerikanë në vendet e rajonit është takuar me drejtuesit e Departamentit Amerikan të Shtetit.
Në një postim në Twitter, krye diplomatja amerikane bën të ditur se në takim u diskutua mbi prioritetet në Ballkanin Perëndimor dhe bashkëpunimin mes vendeve të rajonit.
“Ambasadorët amerikanë të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Bosnjë dhe Hercekovinës dhe Kroacisë u takuan me liderët e Departamentit të Shtetit këtë javë për të diskutuar prioritetet në Ballkanin Perëndimor, sidomos bashkëpunimin dhe integrimin rajonal, që janë më të rëndësishëm se kurrë.”
Kujtojmë se takimi vjen në një kohë kur në Samitin e së enjtes të Bashkimit Evropian nuk pati asnjë sinjal pozitiv për vendin tonë dhe Kosovën.