Sulm terrorist në një klub të frekuentuar nga homoseksualët në Oslo, 2 viktima

Pak para paradës së Krenarisë në Oslo, dy persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë zjarri në një klub nate të njohur dhe të frekuentuar nga homoseksualë. Autori është arrestuar dhe policia po heton për akt të pastër terrorist.

Dy persona u qëlluan për vdekje dhe disa u plagosën rëndë në një klub nate, njoftoi policia e Oslos në Tëitter herët në mëngjesin e së shtunës.

Sipas policisë ka prova për një autor të vetëm Menjëherë pas ngjarjes, një person është arrestuar pranë vendit të krimit. Shefi i operacioneve tha, sipas transmetuesit norvegjez NRK, gjithçka tregon se ishte një autor i vetëm. Sipas policisë dy persona kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë janë plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë. Disa nga mediat folën për deri në 19 të plagosur. Sipas transmetuesit NRK, ka pasur të paktën tre skena krimi. Nuk ka të dhëna për motivet e ngjarjes.

Siç thanë hetuesit, i dyshuari i arrestuar është shtetas norvegjez me origjinë iraniane. Ai ishte i njohur për policinë, por nuk ishte vënë re për krime të rënda në të kaluarën. Në lidhje me krimin u sekuestruan dy armë zjarri: një pistoletë dhe një automatik.

Personi i arrestuar ende nuk ka folur por policia kontrolloi banesën e tij. Një dëshmitar okular tha se pa një burrë me një çantë që i afrohej skenës, mori një armë dhe filloi të qëllonte. Kishte një panik në klubin e natës, citoi stacioni një tjetër dëshmitar okular të thoshte.

Gazeta Aftenposten raportoi se klubi i natës London Pub ndodhet në një rrugë të njohur në qendër të Oslos.

Kryeministri Jonas Gahr Støre foli për një “sulm të tmerrshëm dhe thellësisht tronditës ndaj njerëzve të pafajshëm”. Parada vjetore e Krenarisë duhej të zhvillohej në Oslo këtë të shtunë, vetëm pak muaj pasi Norvegjia festoi 50-vjetorin e dekriminalizimit të homoseksualitetit. Organizatorët e anuluan ngjarjen të shtunën në mëngjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *