Ishulli Alcatrz, i njohur ndryshe si ‘Ishulli i Djallit’ në Gjirin e San Franciskos, ishte shtëpia e kriminelëve më të rrezikshëm të Amerikës, përfshirë George ‘Machine Gun’ Kelly. Disa vdiqën në përpjekje e sipër për tu arratisur nga burgu famëkeq.
Ishulli gjendet 1.25 milje larg bregut në Gjirin e San Franciskos dhe e mori emrin nga pelikanët rezidentë nga marinarët spanjollë. Ai ishte një fortesë dhe bllokim ushtarak para se të bëhej burg federal në vitin 1934. I rrethuar nga uji me rryma të forta dhe peshkaqenë, plus shkëmbinj të dhëmbëzuar, autoritetet besuan se ishte e pamundur të arratiseshe nga Alcatraz, dhe e përdorën atë për të burgosur kriminelët më të rrezikshëm të Amerikës.
Gjatë viteve ai strehoi me shumë se 1500 të burgosur meshkuj. Qelitë ishin të përbëra nga një shtrat, tualet dhe lavaman me ujë të ftohtë. Regjimi brutal i dënimit përfshinte dhe ‘vrimën’, një dhomë e zezë izolimi. Pavarësisht kushteve të vështira, disa të burgosur kërkuan transferimin në Alcatraz sepse qelitë individuale i bënin ata të ndiheshin më të sigurt. Al Capone ndenji katër vite në këtë burg në vitet 1930, i dënuar për evazion fiskal. Fantazma e tij thuhet se e përndjek ende këtë vend.
Të burgosurit e tjerë të famshëm të botës së mafias ishin James ‘Whitey’ Bulgar dhe George ‘Machine Gun’ Kelly. Vrasësi psikopat Robert Stroud, i cili dikur vrau një roje burgu, kaloi 17 vite në burgun e Alcatrazit. Gjatë 29 viteve, 36 të burgosur bënë gjithsej 14 përpjekje për tu arratisur. Nga këta 23 u kapën, gjashtë u qëlluan për vdekje, dy u mbytën dhe pesë nuk u gjetën kurrë.
Në 2 maj të vitit 1946, gjashtë të burgosur të udhëhequr nga grabitësi i bankës, Bernard Coy mposhtën një roje, morën armët e personelit dhe bllokuan të gjitha qelitë. Por ata nuk arritën të merrnin çelësat e burgut dhe u hapën zjarr teksa përpiqeshin të dilnin. Një rrethim prej 46 orësh përfundoi vetëm me ndërhyrjen e marinsave amerikanë. Dy roje dhe tre të arratisur humbën jetën, teksa 19 të tjerë mbetën të plagosur. Më vonë, dy të burgosur u ekzekutuan.
Në vitin 1962 Frank Morris me vëllezërit John dhe Clarence Anglin shpëtuan duke gërmuar nëpër murin e kalbur të betonit të burgut duek përdorur lugë të mprehura dhe duke mashtruar rojet. Gjërat e tyre u gjetën në det, por trupat e tyre nuk u gjetën kurrë. Burgu i Alcatrazit u mbyll në vitin 1963. Sot ai është një atraksion turistik.
Përshtati:Priza.al/Burimi:DailyStar