Pensionistët, të papunët, përfituesit e beneficeve të veçanta, ata që përfitojnn nga kujdesi për një person me aftësi të kufizuara dhe personat e punësuar të ardhurat e të cilëve nuk i kalojnë 70.000 dinarë. Të gjithë në total 200 mijë qytetarë serbë do të përfitojnë një kupon prej 15.000 Dinarë për të pushuar në vendin e tyre, Serbi.( për momentin 15 mijë Dinarë kanë vlerën e përafwërt 130 euro).
Vendimi u bë I ditur në një konferencë shtypi që presidenti serb mbajti në krah të kryeministres . Ai tha se për këtë shteti ka ndarë tre miliardë dinarë dhe se kuponët duhet të përdoren deri më 15 tetor.
Vuçiç tha se qëllimi është që njerëzit ta duan edhe më shumë vendin e tyre, që paratë të qëndrojnë në vend, por edhe për shkak të Covid-it, i cili “shpërtheu në Mesdhe”, duke shtuar se një dozë e katërt e vaksinës është në dispozicion. dhe se ai do ta marrë atë.
“Me këtë do të fillojmë nga e hëna ose e marta dhe nëse ka nxitim, mund të zgjerojmë edhe 100 mijë persona të tjerë”, shtoi Vuçiç dhe theksoi se “të pasurit” nuk kanë të drejtë për kupon.
Duke iu drejtuar publikut, ai tha gjithashtu se rritja totale e pensioneve do të jetë 19.1 për qind, rritja e parë do të jetë më së voni më 1 nëntor, ndërsa e dyta më 1 janar të vitit të ardhshëm.