Çfarë shkruhej në letrën e vetëvrasjes së Adolf Hitler?

Si sot 76 vite më parë, më 30 prill 1945, Adolf Hitler dhe Eva Braun, kryen vetëvrasje në një bunker në Berlin vetëm 40 orë pasi ishin martuar. Diktatori nazist, atëherë 65 vjeç, gëlltiti një kapsulë cianide para se të qëllonte veten në kokë me armë, pasi u alarmua për faktin se forcat sovjektike po afroheshin në Berlin. Oficerët e Hitlerit e kishin nxitur atë të arratisej në qytetin e vogël Berchtesgarden në Alpet Bavareze, por ai vendosi të kryente vetëvrasje. Para se të ndërmerrte këtë veprim drastik, Hitler la një letër vetëvrasjeje.

Në letër shkruhej: Unë do të qëndroj në Berlin, në mënyrë që të marr pjesë, në mënyrë të ndershme, në betejën vendimtare për Gjermaninë dhe të jap një shembull të mirë për të gjithë. Besoj se në këtë mënyrë do t’i ofroj Gjermanisë shërbimin më të mirë. Ju te tjerët duhet të bëni të gjitha përpjekjet për të fituar luftën në Berlin. Ju duhet të ndihmoni me vendosmëri, duke u shtyrë sa më shpejt që të jetë e mundur drejt veriut. Do të doja t’ju kërkoja që të largoheni nga Berlini dhe të merrni komandën. Nëse ju bini, edhe Gjermania do të bjerë. Miliona gjermanë presin mundësinë për të ndërtuar Gjermaninë edhe një herë, me ju.

Letra e Hitlerit u shit në ankand për 65.000 dollarë në Alexander Historical Auctions në Maryland, SHBA. Presidenti i kompanisë së ankandit Bill Panagopulos tha: Nuk ka asnjë provë tjetër të shkruar të Hitlerit që deklaron qëllimin e tij për të vdekur në Berlin. Ky është në thelb ‘shënimi i vetëvrasjes’ i Hitlerit.

Gjashtë ditë pas nënshkrimit të letrës, Hitleri vrau veten. Në këtë letër, ai përpiqet të portretizojë veten si një udhëheqës trim i njerëzve të tij deri në fund, kur në të vërtetë ai thjesht u fut në dhomën e tij të gjumit dhe vrau veten me plumb në kokë.

A transcript of a radio message from Hitler to Schörner

Përshtati:Priza.al/Burimi:DailyStar

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *