Sekretarja për Organizatat Partnere në Partinë Demokratike, Megi Balliu, përmes një konference për shtyp, ka bërë publikeka deklaruar se Barometri i Ballkanit ka konfirmuar alarmin e saj për gjendjen e shqiptarëve.
Sipas saj vendi është në rrezik, pasi 42% e shqiptarëve duan të emigrojnë.
Deklarata e plotë e Partisë Demokratike:
42 përqind e shqiptarëve kërkojnë të emigrojnë.
Shifra alarmante vjen nga Barometri i Ballkanit, një sondazh vjetor i Këshillit të Bashkëpunimir Rajonal. Vendimi për të ikur kuptohet më qartë, po të vëresh një tjetër shifër të sondazhit. 88 përqind e shqiptarëve mendojnë se hendeku i pasurisë është thelluar.
Pasi kanë humbur ‘luftën e klasave’, shqiptarët nuk shohin alternativë veç emigrimit. Partia Demokratike dëshiron të theksojë edhe njëherë rrezikun e shpopullimit të vendit. Të gjithë treguesit, të gjitha sondazhet, e dëshmojnë këtë. Përsëritja e faktit dhe mesazhit nga opozita nuk bëhet për qëllime të tjera, por veç një arsye: një Shqipëri e boshatisur përbën një emergjencë kombëtare.
Kjo kambanë bie për ata që kanë veshë! Me sa duket, jo për qeverinë, që bën veshin e shurdhër. Ata shohin oborrin e tyre dhe thonë: qentë le të lehin, karvani të bëjë përpara! Ne shohim karvanin e njerëzve që ikin dhe një Shqipëri në rrezik.