I pranishëm në Forumin Europian Wachau, Kancelari austriak Karl Nehammer tha se o ishte absurde që vendi i tij të mos qëndronte krah Shqipërisë për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian.
Gjithashtu kancelari i Austrisë tha se duhet mësuar nga historia.
“Sa absurde do ishte që një kancelar austriak nuk do rrinte krah Shqipërisë për tu bërë pjesë e Europës. Ne mbështetëm pavarësinë e Shqipërisë, kjo na sjell dhe më afër e tregon sa pranë njëri-tjetrin jemi. Kaq shumë ndodhura gjatë kohës, por lidhja e fortë që vjen nga histori, gjithmonë kemi qenë aleatë. Të mos mbetemi në narrativen e vjetër. Historia e Austrisë karakterizohet nga përjetimi i uljeve e ngritjeve, kemi parë fitore e disfata. Dhe sa kohë duhet për këtë. Keni të drejtë Edi ka shumë sfida që duhen trajtuar sidomos ne lidhje me tensionet etnike, që lidhen me shpërbejnë e ish-Jugosllavisë. Duhet të mësojmë nga historia jonë me përulësi”, tha ai.
Integrimi në BE, Kancelari austriak: Do ishte absurde nëse nuk do ishim në krahun e Shqipërisë
Leave a comment