Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në afërsi të TEG-ut, ku një motor është përplasur nga një betoniere, dhe si për pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i motoçikletës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Po ashtu Policia është në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.
Njoftimi i Policise:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 25.06.2022, në afërsi të TEG-ut, shtetasi E. T., 40 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij është përplasur me një mjet (betoniere) me drejtues shtetasin A. H., 41 vjeç.
Si pasojë shtetasi E. T. është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.