I dyshuar si vrasësi i një greku, Gjykata e Kukësit liron nga burgu Burim Durakun

Gjykata e Kukësit ka liruar nga burgu për tejkalim afatesh të arrestuarin Burim Durakun, i cili u prangos pas shpalljes në kërkim nga Greqia, pasi akuzohej për një vrasje në 2010.

Në bazë të kërkesës të paraqitur nga mbrojtësi Av. Sokol Tahiraj i të arrestuarit , Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës ka pranuar kërkesën për shuarjen e masës së sigurimit për arsye humbje e fuqisë së paraburgimit për tejkalim të afateve maksimale hetimore nga koha e përcaktuar në bazë të nenit 261 / 1c / të Kodit të Procedurës Penale.

Për çfarë akuzohet Duraku:

Duraku dyshohet se vrau në Greqi në maj 2010 shtetasen Artemis Vasilopou. Ngjarja sipas autoriteteve vendase ndodhi ne vendin e quajtur Argostoli të Kefalinias të Greqisë, shtetasi Burim Duraku, në bashkëpunim me shtetasin Sh. D., të maskuar janë futur në banesën private të shtetases greke A. V. Pasi kanë tentuar pa sukses të shpërthenin me një mjet të mprehtë derën midis kuzhinës dhe sallonit, e cila ka qenë e kyçur, e kanë thyer derën dhe janë futur brenda. Aty kanë gjetur shtetasen greke A. V., të cilës i kanë lidhur duart dhe këmbët me një shirit ngjitës.

Më pas kanë grisur me thikën një copë xhakete dhe e kanë mbështjellë me shiritin ngjitës duke i zënë frymën e më pas i kanë vënë në kokë një qese plastike dhe si pasojë e asfiksisë ajo ka gjetur vdekjen.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *