Chelsea ofron Werner për De Ligt, asist për Armando Brojën

Juventus dhe Chelsea kanë nisur të negociojnë ndërmjet tyre, kjo pasi blutë kanë shfaqur interesim për De Ligt. Nëse Chelsea arrin të bind holandezin, blutë mund të përfshijnë në tratativa Timo Werner për të ulur kostot e këtij operacioni.

Sipas mediave italiane, De Ligt ka dhënë pëlqimin e tij për një transferim në Londër, në të njëjtën kohë edhe “Zonjës së Vjetër” i pëlqen ideja për të pasur në Torino sulmuesin gjerman i cili shihet si zëvendësuesi ideal i Morata.

Palët tani duhet të diskutojnë për shifrat kesh me Juven që është në avantazh pasi De Ligt vlerësohet më shumë se sa Timo Werner. Pas largimit të Lukakut, nga Londra pritet të largohet një tjetër sulmues, duke krijuar në këtë mënyrë gjithnjë e më shumë hapësira për Armando Brojën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *