Kriza e energjisë, KE gjen “zgjidhjen”

Kreu i Komisionit Evropian bëri thirrje për veprim të koordinuar në të gjithë BE-në, duke thënë se ishte e nevojshme një analizë e detajuar e situatës.

Ndërsa evropianët përgatiten për mungesën e gazit të shkaktuar nga lufta ruse kundër Ukrainës, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, përsëriti thirrjen e saj drejtuar konsumatorëve për të kursyer energjinë.

“Nëse njerëzit në mbarë Bashkimin Evropian reduktojnë ngrohjen me vetëm 2 gradë dhe rrisin temperaturën e kondicionerëve gjithashtu me 2 gradë, kjo do të kursente sasinë e energjisë së barabartë me gazin e tyre të furnizuar nga Rusia nga gazsjellësi Nord Stream 1 në Detin Baltik.”tha von der Layen.

Burimet e energjisë duhet të jenë të ndryshme dhe është e nevojshme të investohet në burimet e rinovueshme, shtoi ajo.

Furnizimi me energji i Evropës është në rrezik në rritje pasi Moska ndërpret furnizimin me gaz si përgjigje ndaj sanksioneve perëndimore të vendosura për luftën kundër Ukrainës fqinje.

Shumë vende evropiane janë shumë të varura nga energjia ruse dhe Rusia tashmë ka ndaluar plotësisht dërgesat në 12 vende të Bashkimit, tha von der Layen.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *