Hoqi dorë nga televizioni për politikën, Ori Nebijaj reagon pas humbjes së mandatit

Ori Nebijaj nuk arriti dot të thyejë herësin dhe të futej në parlament. E renditur e 18-ta në listën e PD-së, Ori Nebijaj ka arritur të marrë 5582 vota – më shumë se shumë kandidatë të tjerë që janë kanë arritur të sigurojnë mandatin për shkak të formulës.

Ori ka qenë shumë aktive gjatë fushatës dhe madje ka bërë deklarata të guximshme dhe ka shprehur siguri për fitorën e PD-së. Ori Nebijaj madje deklaroi në “Binjakët Show” se ka hequr dorë nga televizioni dhe nuk do e shohim më në televizion.

Përmes një reagimi në Instagram Ori falenderon të gjithë ata që e votuan: “E lumtur per mbeshtetjen dhe votat e zemres! Krenare per besimin qe ju me dhate me voten tuaj.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *