Me zërin duke iu dridhur, flet nëna e Hueyda El Saied: Kur të vdes fëmija, shpirti…

Lajmi për ndarjen nga jeta e artistes,  Hueyda El Saied ka tronditur jo pak opinionin publik. Ajo është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare, pasi vuante prej më shumë se një viti nga një sëmundje e rëndë, betejë të cilën nuk e ka fituar duke mbyllur sot sytë përgjithmonë.

Artistja, e cila jetonte në Luksemburg, ishte në luftë me sëmundjen e tumorit, i cili e kishte prekur në pjesën e gjirit. Hueyda ka qenë një personazh shumë i dashur dhe karizmatik për të gjithë shqiptarët.

Sakaq, nëna e saj ka reaguar për herë të parë, pas ngjarjes që la pas shumë hidhërim.

Diana Çoku rrëfen se dhimbja është njësoj si ditën e parë.

“Ndihem shumë keq, nuk kam fjalë për Hueydën… sepse kur të vdes fëmija, të vdes edhe shpirti bashkë. Por duhet të bëhem e fortë, sepse kam Gabrielin dhe Tierry-n”, tha ajo.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *