Dy persona janë arrestuar në Sarandë, pasi drejtonin makinën në gjendje të dehur.
Shtetasit me iniciale E. Sh., 37 vjeç dhe Sh. M., 30 vjeç, të dy banues në Tiranë, gjatë kontrollit kanë rezultuar në gjendje të dehur.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit:
Sh., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi është konstatuar nga shërbimet duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, gjithashtu gjatë kontrollit të automjetit këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua një mjet prerës (thikë).
Sh. M., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.