Një 29-vjeçar është lënduar, pasi dyshohet së është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte.
Mësohet se shtetasi me iniciale H.H., ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Më datë 25.06.2022, rreth orës 22:00, në lagjen “Haxhias”, Elbasan, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte, shtetasi H. H., 29 vjeç.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, ky shtetas ndodhet në spitalin e Elbasanit, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.