Një 22-vjeçar është dëmtuar në Elbasan, si dhe është nisur me urgjencë drejt Tiranës.
Shtetasi me iniciale D.K., ka deklaruar se është dëmtuar në krah si pasojë e rrëzimit, por gjatë kontrollit në makinën e tij policia ka gjetur një kapuç, një palë doreza, një matrapik dhe një varre hekuri.
Sakaq, i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Informacione paraprake
Më datë 26.06.2022, rreth orës 02:30, ka shkuar me ambulancë, në spitalin e Elbasanit, i dëmtuar në krah, shtetasi D. K., 22 vjeç, banues në lagjen “Teqe”, Peqin, i cili ka deklaruar se është dëmtuar në krah si pasojë e rrëzimit.
Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në automjetin e 22-vjeçarit, u gjetën një kapuç, një palë doreza, një matrapik dhe një varré hekuri, pajisje të cilat dyshohet se ky shtetas i përdorte për të kryer vjedhje.
Shtetasi D. K. është transportuar për ndihmë mjekësore, në spitalin e Tiranës jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, për përcaktimin e shkakut dhe se me çfarë është dëmtuar në krah, 22-vjeçari.