Emri/ I kishte mbledhur për të shlyer borxhin, deputetit shqiptar i vjedhin 50 mijë euro në banesë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta ka denoncuar se i janë vjedhur 50 mijë euro në banesën e tij në Prishtinë.

Mediat kosovare bëjnë me dije se paratë që dyshohet se janë vjedhur, janë mbledhur për arsyen e larjes së një borxhi. Mësohet se Shkreta u ka thënë hetuesve se ato para janë mbledhur bashkë me disa familjarë të tij.

Sakaq deputeti nuk ka qenë në banesë kur grabitësit kanë vjedhur paratë. Ndërsa kur ka hyrë në banesë, pak pas mesnate, kuptoi se banesa i është vjedhur. Ai më të hapur banesën e tij, thuhet se e ka vërejtur se dikush kishte hyrë brenda dhe kishte vjedhur gjëra me vlerë. Në raportin e Policisë thuhet se nuk kanë gjetur shenja se dera e banesës është hapur me forcë.

Dyshimet e Policisë janë se dera është hapur me çelës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *