“Godet” i nxehti afrikan, ja zonat e kuqe në Shqipëri gjatë kësaj jave

Temperatura të larta priten edhe gjatë kësaj jave.

Vendi ynë do vijon të jetë në ndikimin e valës të nxehtë me origjinë nga Afrika, e cila do të sjellë temperatura shumë të larta në Shqipëri.

Në Gjirokastër dhe Elbasan temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 38 gradë Celsius. Në Shkodër Tiranë e Berat temperature maksimale do të shkojë 37 gradë. Temperatura maksimale më e ulët do të shënohet në Ersekë 30 gradë Celsius. Po ashtu territori ynë do të mbetet në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku orët me diell do të jenë të shumta. Por herë pas here do të ketë kalime të pakta vranësirash gjatë pasdites, të cilat më të theksuara do të jenë në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 38°C.

Era do të fryjë lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *