Deputeti i PS-së, Arben Pëllumbi dhe bashkëshortja Dori Pëllumbi kanë ribërë ceremoninë tyre të martesës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale çifti shihet duke kërcyer, ku si të ftuar special kanë pasur këngëtarët Klajdi Harunin dhe Brunon. Kujtojmë se çifti janë prindër të tre fëmijëve, një djali dhe dy vajzave.
Pëllumbi në zgjedhjet e 2017-ës, u zgjodh deputet i Qarkut Tiranë, ku ka përfaqësuar ish-zona rurale, që sot janë pjesë e Bashkisë Tiranë.
Në shtator të vitit 2018, Asambleja Kombëtare me propozim të kryetarit të partisë, Edi Rama, i besoi detyrën e rëndësishme të Sekretarit Organizativ dhe në vitin 2019 edhe atë të Koordinimit Elektoral të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Ne zgjedhjet e datës 25 prill 2021 për Kuvendin e Shqipërisë, Partia Socialiste e ka bërë pjesë në skuadrën fituese të Qarkut Tiranë, duke e renditur të 8-in, ku përfaqëson banorët e Njësisë 2.