Shpopullimi i vendit, presidenti Meta: Të bashkojmë energjitë për t’i dhënë Shqipërisë perspektivën e merituar

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me raportin e VOA-s për emigrimin masiv të shqiptarëve.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Meta shkruan se pasojat tragjike ndihen në çdo familje shqiptare dhe në çdo sektor. Sakaq bën thirrje për një strategji efektive për të luftuar fenomenet që çojnë në braktisjen e vendit nga shqiptarët, duke garantuar së pari standarde të qeverisjes, llogaridhënie demokratike në çdo nivel dhe dëgjimin e zërit të qytetarëve nëpërmjet referendumeve.

“Axhenda e qëllimshme antikombëtare për shpopullimin dhe falimentimin e Shqipërisë është një fakt i qartë.  Pasojat tragjike ndihen në çdo familje shqiptare dhe në çdo sektor. Është detyra e të gjithëve të unifikohemi pa humbur më kohë, në një front të përbashkët kombëtar, për të adresuar me përgjegjshmëri, atdhetari dhe profesionalizëm këtë dramë të madhe, duke ringjallur shpresën.

Nevojitet urgjentisht një strategji e qartë dhe efektive që lufton realisht dhe në mënyrë permanente fenomenet që çojnë në braktisjen e vendit nga shqiptarët, duke garantuar së pari standarde të qeverisjes, llogaridhënie demokratike në çdo nivel dhe dëgjimin e zërit të qytetarëve nëpërmjet referendumeve. Të bashkojmë energjitë për t’i dhënë Shqipërisë drejtimin dhe perspektivën e merituar evropiane!  Koha për të ndërtuar Evropën në Shqipëri është tani!”, shkruan ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *