Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me skandalin me kontratën 11,4 milionë euro të Autoritetit Rrugor Shqiptar për mirëmbajtjen e akseve kryesore të Rajonit Jugor.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Vasili i bën thirrje SPAK që të hetoje skandalin.
Sakaq shton se me një skemë të copëtuar në dhjetëra tendera e shtesa kontratash deri edhe ne tre here radhazi grabitja ka dyfishuar kostot dhe kane ngopur me para ‘kompanitë kliente’ dhe veten e tyre.