Covid 19 në Shqipëri/ Ja sa raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë bëj me dije se 248 qytetarë janë infektuar me Covid-19, si dhe nuk ka pasur asnjë humbje jete.

Mësohet se në 24 orët e fundit 88 qytetarë janë të shëruar. Po ashtu Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.

Njoftimi i plotë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 827 testime, 284 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 88 të shëruar në 24 orët e fundit

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror. Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 827 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 284 qytetarë, në këto bashki: 170 në Tiranë, 24 në Fier, 16 në Durrës, 13 në Vlorë, nga 8 qytetarë në Sarandë, Berat, nga 6 qytetarë në Shkodër, Gjirokastër, nga 5 qytetarë në Divjakë, Himarë, nga 4 qytetarë në Kamëz, Roskovec, 3 ne Peqin, nga 2 qyetarë në Vorë, Lushnje, Poliçan, nga 1 qytetar në Pukë, Krujë, Kavajë, Rrogozhinë, Mallakastër, Tepelenë.

Janë 1,840 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 18 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 88 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,740 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 Qershor 2022)

Raste të reja ditore 284

Të shëruar në 24 orë 88

Të shtruar në spitale 18

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 827

 

Testime totale 1,844,195

Raste pozitive 279,077

Raste të shëruara 273,740

Raste Aktive 1,840

Humbje jete 3,497

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë 1,333

Fier 144

Vlorë 105

Durrës 66

Gjirokastër 46

Lezhë 37

Shkodër 34

Elbasan 25

Berat 20

Korçë 19

Dibër 8

Kukës 3

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *