Arbana Osmani fotografohet me nënën e saj në rrugët e kryeqytetit, shikoni si duket moderatorja me barkun e rrumbullakosur

Ky mund të quhet pa frikë viti i Arbana Osmanit. Pasi përmbylli një vit të suksesshëm në krye të “Big Brother VIP”, moderatorja po shijon fundit e shtatzanisë. Por duhet thënë se ndonëse në fund të pritjes së ëmbël, prezantuesja nuk e ka ulur ritmin.

Pasi kreu disa udhëtime cep e më cep botës, ajo është rikthyer në Tiranë, ku kalon ditët mes angazhimeve dhe pritjes së ëmbël. Paparaci ynë e ka kapur në një nga daljet e saj të rralla jashtë formati që jemi mësuar ta shikojmë në rrjetet sociale, apo në televizion. Kjo është një ditë normale e Arbanës, ku së bashku me mamanë e saj, ka qenë duke ecur në rrugët e Tiranës.

Megjithatë, edhe shumë normale nuk duket, pasi ajo që duhet të ishte një shëtitje e thjeshtë, është shndërruar në një ecje të shpejtë dhe shkak për këtë u bë shiu i papritur që filloi. Ashtu siç duket edhe në këto foto, Arbana dhe e ëma e saj janë lagur në shi, teksa nxitonin hapat. Megjithatë nuk duket një situatë dramatike, pasi pak shi që ra nuk e ndërpreu aktivitetin e dy zonjave në Tiranë.

Kujtojmë se përgjatë gjithë shtatzanisë së saj, prezantuesja ka tentuar që ta fshehë barkun në daljet e saj si në rrjete sociale, ashtu edhe në media. Ndonëse deklaroi që në natën finale të “Big Brother” se ishte në pritje të ëmbël, Arbana ka preferuar që të jetë aktive në rrjet, por pa e vënë fokusin te barku i saj i rrumbullakosur. Në fotot e shumta që publikon nga e përditshmja e saj, ajo është kujdesur që mos ta ekspozojë barkun.

Por këto foto na sjellin ndoshta imazhet e saj të fundit, para se të vijë në jetë vajza e parë e saj dhe e regjisorit, Eduart Grishaj. Si një ndër personazhet më të ndjekura e më të pëlqyera në rrjet, edhe për rolin si mama, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj pak kohë më parë përjetimet e mëmësisë. Moderatorja ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në “Instagram”, ku ka folur për jetën e saj personale.

Një ndjekëse e pyeti moderatoren se cili ka qenë tranzicioni apo ndryshimi më i vështirë në jetën e saj, fëmija i parë apo fëmija i dytë e në vazhdim. Ndërsa Arbana është përgjigjur duke cituar fjalët e partnerit të saj Eduard Grishaj. Për të është njësoj si të ketë një apo më shumë fëmijë, ndërsa për moderatoren, fëmija i parë ka sjellë shumë ndryshim në jetën e saj.

“Edi thotë si 2, si 4, si 5 njësoj janë. Por nuk i vë ai në gjumë të kuptohemi. As nuk i shikon kur duhet të bëjnë vaksinat a të marrin mjekim. 0-1 ka qenë tranzicion shumë i madh për mua. Mendova se isha e përgatitur për atë, por kuptova se të gjithë librat që kisha lexuar për shtatzëninë ndihmuan pak për asgjë”, shkruan moderatorja. Arbana Osmani dhe Eduart Grushaj janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Vajza e çiftit të mirënjohur pritet të vijë në jetë vetëm pak kohë më pas. E ndërkaq ne të gjithë po presim rikthimin e saj në “Big Brother”, ku vetë moderatorja ka premtuar një spektakël edhe më emocionues se edicioni i dytë./Panorama Plus


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *