Shkrumbohet magazina në Berat, ja çfarë raportohet

Një magazinë me foragjere dhe ushqim për bagëtitë ka marrë flakë në Berat.
Burime për median bëjnë me dije se magazina ishte në pronësi të Adriatik Nurellarit.

Mësohet se magazina e përfshirë nga flakët ndodhej pranë fabrikës së lëkurëve dhe një fabrike të prodhimit e përpunimit të sallamit, që fatmirësisht nuk patën asnjë problem, pasi forcat zjarrfikëse bënë të mundur lokalizimin e flakëve.

Si pasojë e zjarrit është shkrumbuar totalisht brenda magazinës rezervat me ushqim për kafshët, jonxhë e foragjere.

Ende nuk dihet nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo jo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *